“Vrasja e Kirillov, akt terrorist”. Tërbohet Rusia: Asnjë mëshirë për autorët

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2024, 16:34 | Bota

“Vrasja e Kirillov, akt terrorist”. Tërbohet Rusia: Asnjë

Rusia reagoi me zemërim për vdekjen e Igor Kirillov në Moskë, në sulmin me bombë të marrë përsipër nga Ukraina, shkruan A2 CNN. Zëdhënësi i komisionit hetimor të Moskës tha në një deklaratë se vrasja ishte klasifikuar si akt terrorist dhe se po hetonin trafikimin e armëve dhe municioneve të lidhura me ngjarjen.

Konstantin Kosacehv, kreu i komisionit për marrëdhëniet me jashtë deklaroi se ishte shokuar nga ajo që e quajti humbje e pakthyeshme. “Vrasësit do të ndëshkohen, pa asnjë dyshim dhe mëshirë”, shkroi në Telegram.

Andrey Kartapolov, pjesëtar I dhomës së ulët të parlamentit deklaroi se personat e përfshirë në vrasjen e Kirillovit do të gjendeshin dhe ndëshkoheshin. Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme të Rusisë, tha se Kirillov kishte ekspozuar sistematikisht krimet e Perëndimit për shumë vite, duke përmendur  një sërë teorish konspirative, përfshirë aktivitetet vdekjeprurëse në biolaboratorët amerikanë në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos