Zelensky bën thirrje për presion “mjaftueshëm të dhimbshëm” kundër Rusisë: Vetëm kështu ai do i japë fund luftës në Ukrainë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2025, 12:16 | Bota

Zelensky bën thirrje për presion “mjaftueshëm të

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se duhet bërë presion i fortë kundër Rusisë, që Putin të pranojë t’i japë fund luftës.

Sipas mediave të huaja, komentet në rrjetet sociale Zelensky i bëri menjëherë pasi Presidenti Donald Trump tha se ishte shumë i zhgënjyer nga Vladimir Putin.

"Presioni i fortë funksionon", shkroi ai në një postim në rrjetin social ‘X’, pasi falënderoi Australinë për uljen e çmimit maksimal të naftës ruse.

"Tani presim me padurim një paketë të fortë të 19-të sanksionesh të BE-së dhe hapa vendimtarë nga Shtetet e Bashkuara”, tha ai më tej, shkruan A2 CNN.

"Rusia do ta ndalë luftën vetëm nëse presioni kundër saj është mjaftueshëm i dhimbshëm", përfundoi Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos