Zelensky zbulon numrin, ja sa ushtarë ukrainas janë vrarë në luftën kundër Rusisë

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2026, 13:35 | Bota

Zelensky zbulon numrin, ja sa ushtarë ukrainas janë vrarë në

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i tha televizionit francez France 2 se numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në fushëbetejë si pasojë e luftës kundër Rusisë vlerësohet në 55 000, ndërsa shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Vlerësime të pavarura ndërkombëtare, si ato nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (Center for Strategic and International Studies) në Uashington, flasin për 100 000 deri në 140 000 të vrarë, përcjell A2 CNN.

Zelensky theksoi gjithashtu se “nëse e humbasim këtë luftë, thjesht humbasim pavarësinë e vendit tonë”, dhe paralajmëroi se Putin nuk do të ndalej në Ukrainë dhe mund të përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë edhe për më shumë vende evropiane. “Fqinjët e Ukrainës e kuptojnë se ata do të jenë viktimat e para të politikës ekspansioniste të Kremlinit”, tha ai.

Të enjten, i dërguari presidencial amerikan, Steve Witkoff, tha se SHBA, Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të shkëmbejnë 314 të burgosur në “shkëmbimin e parë të tillë pas pesë muajsh”.

“Ky rezultat u arrit nga bisedimet për paqe që kanë qenë të detajuara dhe produktive. Ndërsa mbetet ende shumë punë për t’u bërë, hapa të tillë tregojnë se angazhimi i vazhdueshëm diplomatik po jep rezultate konkrete dhe po avancon përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”, tha ai.

Witkoff shtoi se diskutimet do të vazhdojnë, me përparime të tjera që priten në javët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos