Zgjerohet konflikti në Iran, Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë zjarr, rriten çmimet e naftës

Nga A2 CNN
2 Mars 2026, 08:03 | Bota

Zgjerohet konflikti në Iran, Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë

Izraeli dhe Hezbollahu në Liban kanë shkëmbyer zjarr, ndërsa konflikti me Iran po zgjerohet, raporton A2CNN.

Ministria libaneze e Shëndetësisë njofton se sulmet izraelite në Bejrut dhe në jug të Libanit kanë vrarë të paktën 31 persona dhe kanë plagosur 149 të tjerë.

Ndërkohë, raportohet për shpërthime në Bahrein dhe Dubai, si dhe pranë ambasadës amerikane në Kuvajt.

Të dielën, një sulm me raketa iraniane vrau nëntë persona në qytetin izraelit Beit Shemesh. Në Qipro, një bazë britanike e Forcave Ajrore, Royal Air Force (RAF), u shënjestrua nga një “sulm i dyshuar me dron”, sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes.

Shtetet e Bashkuara njoftuan më herët se tre anëtarë të forcave të tyre ishin vrarë në aksion, por pa specifikuar vendndodhjen.

Çmimet globale të naftës u rritën me hapjen e tregjeve në Azi të hënën, ndërsa ndërprerjet e udhëtimit vazhdojnë, me hapësirën ajrore të mbyllur në të gjithë rajonin e Gjiri Persik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos