Zv.Presidenti Vance: SHBA do të largohet nëse Ukraina dhe Rusia nuk bien dakord për propozimet

Nga A2 CNN
23 Prill 2025, 15:08 | Bota

Zv.Presidenti Vance: SHBA do të largohet nëse Ukraina dhe Rusia nuk

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance tha se vendi i tij do të "largohet" nëse Ukraina dhe Rusia nuk bien dakord për një marrëveshje, duke i bërë jehonë komenteve të fundit nga zyrtarët amerikanë.

Sipas mediave të huaja, paralajmërimi i tij erdhi pasi bisedimet në Londër midis zyrtarëve nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Ukraina dhe SHBA-ja që synonin të siguronin një armëpushim u ulën, pasi Sekretari i Shtetit i SHBA, Marco Rubio dhe i dërguari special Steve Witkoff, u tërhoqën.

SHBA-të janë fokusuar në bisedimet këtë javë në Moskë, ku Witkoff do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin për herë të katërt, teksa ritmi i diplomacisë për t'i dhënë fund luftës është duke u përshpejtuar.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ndërkohë, tha se ai këmbënguli për "një armëpushim të menjëhershëm, të plotë dhe të pakushtëzuar".

“Ndalimi i vrasjes është detyra numër një”, tha Zelensky në mediat sociale të mërkurën, shkruan A2 CNN.

Vërejtjet e tij vijnë pasi Vance u tha gazetarëve gjatë një vizite në Indi se SHBA-ja kishte lëshuar një "propozim shumë të qartë" si për rusët ashtu edhe për ukrainasit.

"Është koha që ata ose të thonë po, ose që SHBA të largohen nga ky proces," shtoi ai. "Ne jemi angazhuar në një nivel të jashtëzakonshëm të diplomacisë, të punës në terren", tha ai më tej.

I dërguari i Trump për Ukrainën, Gjenerali Keith Kellogg, po merr pjesë në bisedimet në Londër në vend të Witkoff dhe Rubio, të cilët iu referuan bisedimeve të së mërkurës si "takime teknike".

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy po pret gjithashtu të mërkurën një takim dypalësh me homologun e tij ukrainas.

Ka spekulime në rritje se Rusia mund të jetë e gatshme të ndalojë pushtimin e saj përgjatë vijave aktuale të frontit në këmbim të lëshimeve të rëndësishme.

Megjithatë, ka pak qartësi se ku po shkojnë bisedimet e fundit ose nëse ato do të kenë sukses, shkruan A2 CNN.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përjashtuar mundësinë e njohjes së Krimesë së okupuar si territor rus, pasi raportet tregonin se kjo po konsiderohej nga SHBA dhe Kremlini.

Rusia intensifikoi sulmet e saj ndaj Ukrainës të mërkurën, pas një qetësie të shkurtër gjatë Pashkëve kur ndaloi sulmet ajrore.

Nëntë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në qytetin lindor të Ukrainës, Marhanets, kur një dron rus goditi një autobus që transportonte punëtorë.

Zyrtarët në rajonin jugor të Kherson thanë se një objekt kyç që furnizonte energji elektrike ishte shkatërruar pasi u vu nën sulm të përsëritur rus.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar konfirmoi të mërkurën se bisedimet midis ministrave të jashtëm ishin shtyrë. “Bisedimet në nivel zyrtar do të vazhdojnë, por këto janë të mbyllura për media”, thuhet në deklaratë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos