Trump zbut politikat ndaj Kinës: Nuk do t'i rrisim më tarifat, por nuk do t'i zerojmë

Nga Erjon Dervishi
23 Prill 2025, 13:47 | Bota

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sinjalizuar një kthesë të mundshme në luftën e tij tregtare me Kinën mes paqëndrueshmërisë së vazhdueshme të tregut, duke thënë se tarifat e larta për mallrat kineze "do të ulen ndjeshëm, por nuk do të jenë zero".

Reagimi i Trump u bë të martën vonë në Shtëpinë e Bardhë. Ato duket se shënojnë një rënie retorike pas disa javësh qëndrimesh të ashpra dhe hakmarrjesh kokë më kokë që dërguan tarifa ndaj Kinës përtej 145%.

“145% është shumë dhe nuk do të jetë aq e lartë. Ne do të flasim për fentalinin, duke qenë se këto ishin faktorët e çuan tarifën në 145 përqind. Tarifa do të ulet me ngadalë, por gjithashtu nuk do të jetë as zero. Kina u mundua të kapej me ne, por kjo nuk do të ndodhë. Do të jemi shumë të mirë me Kinën, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Presidentin e Kinës”, tha Trump, shkruan A2.

Reagimi i Trump i dha një shtysë një rritjeje Wall Street që kishte marrë formë ku të tre indekset kryesore të aksioneve amerikane arritën nivelet e tyre më të larta të ditës. Aksionet aziatike gjithashtu u rritën të mërkurën, me Indeksin Hang Seng të Hong Kongut që kryeson fitimet rajonale, duke u tregtuar për herë të fundit më shumë se 2% më lart.

Nikkei 225 i Japonisë përfundoi rreth 2% më i lartë dhe Kospi i Koresë së Jugut u mbyll me 1.5%.

Efekt pozitiv pati edhe deklarate e Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në drejtim të kreut të rezervave federale. Ai tha se nuk ka “ndërmend të pushojë nga puna” Jerome Powell pas kritikave të një ditë më parë. Por, Trump shtoi se do të dëshironte që Powell të ishte "pak më aktiv" kur bëhet fjalë për uljen e normave të interesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos