Costa: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë thelbësore për rrugën europiane të Kosovës

Nga A2 CNN
3 Qershor 2026, 17:29 | Rajoni & Bota

Costa: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë thelbësore

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi sot se normalizimi i marrëdhënieve është thelbësor për rrugën evropiane si të Kosovës ashtu edhe Serbisë. Ndër të tjera Costa u shpreh se duhet të sigurohet që të zbatohet plotësisht marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit. 

Përmes një konference për mediat të mbajtur në Prishtinë ai u shpreh: “Mesazhi im për liderët politikë ishte i thjeshtë, partneriteti vjen me përgjegjësi. BE-ja e mbështet Kosovën, por nuk mund t’i kryejë detyrat e shtëpisë së Kosovës. Kosovës i duhen institucione të forta, të qëndrueshme e funksionale”.

Secili problem e ka kohën e vet. Jemi pajtuar në agjendën e reformave, në procesin drejt anëtarësimi në BE. Është shumë e rëndësishme që Kosova hap pas hapi të japë rezultate te ato që jemi pajtuar. Vlerësimi është që në fund të procesit më s’do të kemi asnjë problem nga ana e BE-së. Ajo që duhet për momentin është ky konsensus i madh i kombëtar në lidhje me anëtarësimin në BE, e kjo mund të përkthehet në veprime konkrete”, tha Costa.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos