E rëndë në Ulqin: 47-vjeçari vret partneren shqiptare dhe i vë flakën banesës

Nga A2 CNN
27 Maj 2026, 18:50 | Rajoni & Bota

E rëndë në Ulqin: 47-vjeçari vret partneren shqiptare dhe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Ulqinit, ku një 46-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka vrarë partneren e tij, shtetase shqiptare, dhe më pas i ka vënë flakën banesës ku jetonin bashkë.

Sipas policisë malazeze, i dyshuari është Bashkim Gashi, i cili u arrestua pas ngjarjes që ndodhi gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës në lagjen Kodre të Ulqinit.

Autoritetet raportuan se rreth orës 00:30 janë njoftuar për një zjarr në një banesë. Menjëherë pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policia gjeti trupin e pajetë të një gruaje, e identifikuar më vonë si D.N. (36 vjeç), shtetase e Shqipërisë, shkruan A2CNN. 

Pak më vonë, policia lokalizoi dhe vuri nën kontroll Bashkim Gashin, i cili kishte pësuar djegie nga zjarri. Ai fillimisht u dërgua për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Tivar dhe më pas në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë, ku ndodhet nën mbikëqyrje policore.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se Gashi ka kryer vrasjen e partneres së tij dhe më pas ka shkaktuar zjarrin në banesë, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos