“Kush është burrë nuk frikësohet por vdes si një dëshmor”, studentët shqiptarë këndojnë himnin gjatë protestës në Shkup

Nga A2 CNN
18 Maj 2026, 17:20 | Rajoni & Bota

“Kush është burrë nuk frikësohet por vdes si një

Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur në Shkup, në Maqedoninë e Veriut, në një protestë ku kërkohet zgjerimi dhe garantimi i përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

Në tubim janë bashkuar edhe studentë nga Shqipëria dhe Kosova, ndërsa sheshi është mbushur me simbole kombëtare kuqezi dhe pankarta në mbështetje të kërkesave të tyre.

Gjatë protestës, të pranishmit kanë kënduar himnin e flamurit dhe kanë shprehur mesazhe mobilizuese. Në disa momente janë dëgjuar edhe thirrje në kor, përfshirë “UÇK, UÇK”, ndërsa protestuesit kanë vijuar marshimin në mënyrë të organizuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos