1 maji në Kosovë, qytetarët në protestë, kërkojnë kushte me të mira pune

Nga Ideal Gola
1 Maj 2024, 21:14 | Kosova

Punëtore e aktivistë në Kosovë e kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve me kërkesa për përmirësim të kushteve të punës.

Qindra njerëz ju bashkuan marshit të organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës me mesazhe të tilla si: “Duam dialog për realizimin e kërkesave tona”, “Kërkojmë të ngrihet vlera e koeficientit” apo “Qeveri, realizo kërkesat tona, parandalo veprimet e tjera sindikale”.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari, paralajmëroi se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga Qeveria e Kosovës, ata do të përshkallëzojnë protestën.

“Qeveria vazhdon t’i ikë dialogut dhe prandaj duke respektuar zërin e anëtarësisë jemi këtu e në këtë protestë me apelin drejtuar qeverisë që të realizojë kërkesat tona për të parandaluar veprime tjera sindikale. I drejtohem qeverisë me lutjen që të veprojë e mos të na përsëritet viti 2022, kur filluam me protesta modeste, pastaj me protesta masive dhe shkaku i heshtjes së tyre, na është dashur që të bëjmë edhe veprime sindikale që asnjëherë nuk i kemi dashur.”

Sindikalisti Arif Elezi ka theksuar kërkesat që kanë për qeverinë, ku mes tjerash u kërkua që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagesën e përvojës së punës edhe për 15 vitet e para të punës.

“Duam dialog social për realizimin e kërkesave tona. Nuk lejojmë të bëhet ndryshimi i ligjeve në dëm të punëtorëve të arsimit. Kërkojmë nënshkrimin e aneks-kontratës kolektive të arsimit sidomos për ruajtjen e vendeve të punës. Qeveri, respektoj pensionistët sepse ju arsimuan edhe juve edhe familjet e juaja. Kërkojmë urgjentisht të ngritët vlera e koeficientit të pagave, për së paku 30 për qind. Kërkojmë përmirësimin e kushteve të punës me institucionet arsimore.”

Gjatë një mbledhje jetë Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro. Vitin e kaluar, vlera e koeficientit ishte 105 euro, por aktivistë të shumtë kanë kërkuar që ajo të jetë me e lartë për shkak të rritjes së çmimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos