5 vjet nga arrestimet e ish-krerëve të UÇK-së, Hoxhaj: Padrejtësinë do ta kthejmë në drejtësi për Kosovën

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 10:29 | Aktualitet

5 vjet nga arrestimet e ish-krerëve të UÇK-së, Hoxhaj:

Pesë vjet pas arrestimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj thekson se qëndresa e tyre është dëshmi e sakrificës dhe dashurisë për atdheun.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj shprehet se: “Padrejtësinë do ta kthejmë në forcë dhe drejtësi për UÇK-në dhe për Kosovën. Falë popullit tonë dhe aleatëve tanë, historia e fitores mbetet e patjetërsuar.”

Ai thekson rëndësinë e mbajtjes gjallë të kujtimit dhe nderimit për sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së dhe rolin e tyre historik për shtetin e Kosovës.

"Po i vjen fundi kësaj gjykate. Pesë vjet pas arrestimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, qëndresa e tyre mbetet dëshmi e sakrificës, vetëmohimit dhe dashurisë për atdheun. Padrejtësinë do ta kthejmë në forcë dhe drejtësi për UÇK-në dhe për Kosovën. Falë popullit tonë dhe aleatëve tanë, historia e fitores mbetet e patjetërsuar", shkruan Hoxhaj.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos