Një orë nga nisja e protestës kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë dhe në mbrojtje të UÇK-së sheshi “Skënderbej” ka filluar të mbushet me njerëz.
Bluza, flamuj, pankarta në mbështetje te Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, raporton A2 CNN.
Protesta organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në shenjë pakënaqësie me punën e Speciales, për mungesë transparence dhe pas konfirmimit se kanë pranuar si dëshmi edhe dokumente të autoriteteve serbe.
(A2 Televizion)