“Kundër padrejtësisë”, në Kosovë protestohet kundër speciales për vendimin ndaj Thaçit

Nga A2 CNN
7 Gusht 2025, 15:09 | Aktualitet

“Kundër padrejtësisë”, në Kosovë

Këtë të enjte në Prishtinë zhvillohet protesta kundër Gjykatës Speciale dhe vendimeve të saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Si rrjedhojë disa emigrantë kanë zhvilluar një aksion simbolik në Hagë, në ditën që do të mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Ata kanë shpalosur një flamur të UÇK-së pranë objektit ku ndodhet qendra e paraburgimit. Protesta “kundër padrejtësisë”, e cila do të organizohet të enjten në orën 17:00, po merr përkrahje të gjerë.

Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta ka dalë opozita, shoqëria civile, komunitetet e bizneseve dhe mekanizmat e tjerë shoqëror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos