“Prishtina po përndjek serbët”, Beogradi: Dëbohet polici i 11-të nga Kosova, po shkelen të drejtat

Nga Rosalba Bejdo
25 Qershor 2025, 20:21 | Aktualitet

“Prishtina po përndjek serbët”, Beogradi: Dëbohet

E ashtuquajtura zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendon se autoritetet e Kosovës kanë dëbuar edhe një tjetër polic, pjesë e  Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i cili jetonte në Shtërpcë– komunë me shumicë serbe në jug të Ibrit.

Sipas njoftimit të kësaj zyre, polici serb po kthehej në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, kur u ndalua në pikën kufitare në Han të Elezit, u dëbua gjatë natës nga Kosova dhe aktualisht ndodhet në Serbi.

“Po vazhdon politika e ndjekjes së policëve serbë nga territori i Kosovës, të cilëve në këtë mënyrë po u shkelen të drejtat themelore të njeriut, të garantuara nga shumë konventa ndërkombëtare, ndërkohë që nuk kanë asnjë mbrojtje nga misionet ndërkombëtare, të cilat do të duhej t’u garantonin respektimin e të drejtave serbëve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të Zyrës për Kosovën, ky është polici i njëmbëdhjetë serb që është dëbuar nga Kosova. Megjithatë, autoritetet kosovare nuk kanë bërë të ditur se sa pjesëtarë të MPB-së serbe janë dëbuar deri më tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos