Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Nga A2 CNN
26 Qershor 2025, 07:09 | Aktualitet

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Pas konfirmimit të rasteve të para me sëmundjen ‘’Gjuha e Kaltër’’ në Maqedoninë e Veriut,  Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka vendosur masë ndalese të pakohshme për import të ruminantëve të vegjël dele dhe dhi ndaj këtij shteti fqinjë.

Me qëllim të parandalim të përhapjes së sëmundjes në Kosovë, AUV apelohen të gjithë fermerët, të cilët lëshojnë bagëtit në zonat e brezit kufitar me Maqedoninë e Veriut të mbajnë nën mbikëqyrje tufat e tyre.

“Të shmangin kontakte me kafshët e tufave nga ky vend. Të gjitha autoritetet të ndihmojnë në respektim të masave strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të respektojnë urdhëresat për të ruajtur shëndetin e tufave të tyre”, thuhet në njoftim.

Sipas AUV, sëmundja e kafshëve “Gjuha e Kaltër” është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides. Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak( gjedhi, delet dhe dhit) Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes.

Po ashtu sipas AUV, sëmundja nuk transmetohet nga kafshët tek njeriu,  dhe nuk transmetohet nga kafsha ne kafshë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është mobilizuar qe të mbikëqyrë me rreptësi masat e vendosura  dhe ta parandaloj përhapjen e sëmundjes në vendin tonë. Përderisa kemi dy sëmundje të ndryshme prezentë në dy vendet fqinjët, e të cilat prekin të njëjtat lloje të kafshëve Dele, Dhi. Kërkojmë qe fermerët të aktivizojnë masat e biosigurisë në fermat e tyre. Njëkohësisht mbi çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve ne tufë, të njoftojnë menjëherë veterinarian”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë më njëmbëdhjetë qershor (11 qershor) ka njoftuar ndalimin e importit të deleve dhe dhive nga i gjithë territori i Shqipërisë, pas konfirmimit të rasteve të shumta të sëmundjes së murtajës së bagëtive të imta. Kosovapress. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos