Ekspertët mbështesin kërkesën e Kosovës, të drejtat e shqiptarëve të luginës të bëhen pjesë e dialogut

Nga A2 CNN
3 Qershor 2025, 20:07 | Aktualitet

Ekspertët mbështesin kërkesën e Kosovës, të

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë pas një takimi me Peter Sorensenin, të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, se çështja e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të jenë pjesë e procesit.

Kjo do të sillte reciprocitet lidhur me kërkesat që ka Beogradi për minoritetin serb në Kosovë. Analistë dhe ekspertë mbështesin idenë e kryenegociatorit Bislimi.

Maloku thekson se duhet të rritet presioni ndaj Serbisë si nga Brukseli ashtu edhe nga Uashingtoni, pasi kundër shqiptarëve po bëhet spastrim etnik në heshtje.

Zonja Shkodra argumenton se përgjegjësi për gjendjen e shqiptarëve në Luginë ka edhe Tirana Zyrtare.

Shpeshherë politikanët lokalë shqiptarë në Luginën e Preshevës, po ashtu edhe qeveria e Kosovës kanë ngritur zërin për spastrimin etnik dhe të gjitha vështirësitë që hasin shqiptarët nga politikat agresive të shtetit serb, që nga fshirja e adresave të vendbanimeve, e deri të mos lejimi i asnjë shqiptari për të qenë pjesë e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos