“Hashim Thaçi të dënohet nëse shpallet fajtor!" Gazetari 'shokon' studion: Janë kryer vrasje të tmerrshme mes 2 grupeve

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 21:57 | Aktualitet

Deklaratat e ish-Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin, në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, janë lehtësuese, por gazetari Florian Arapi sjell në vëmendje kohën e luftës së Kosovës. Në “Off thë Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN ai solli deklarata tronditëse, ku sipas tij çdo një apo dy javë vritej një person nga LDK dhe këto ekzekutime sipas akuzës kryheshin nga Thaçi. Gazetari thekson se nëse këto akuza vërtetohen, ish-presidenti i Kosovës duhet të mbajë përgjegjësi.

“Kjo deklaratë është lehtësuese për Thaçin dhe qëndron dhe është e vërtetë. Ishin dy ushtri dhe një qeveri dhe UCK që nuk e respektonte këtë qeveri. UÇK nuk funksiononte si ushtri por akuzat janë ndaj serbëve, romëve dhe kundërshtarëve politikë shqiptarë. E mbaj mend shumë mirë atë periudhë gati çdo një apo dy javë vritej një person nga LDK. Ahmet Krasniqi nuk është personi i vetëm që u vra te medreseja këtu në tiranë nga forcat e ushtrisë të LDK Farku. Kishim ekzekutime, atentate, deputetë të vrarë. Sipas akuzuesve dhe sipas disa raporteve të tjera për akuzën dhe ndërkombëtarët këto janë kryer nga Thaçi dhe ky është problem serioz për gjykimin, për ne që të degradojmë në një situatë të tillë dhe shpresoj që drejtësia të vendoset në vend. Nëse akuzat vërtetohen ai duhet të mbajë përgjegjësi, ai dhe të tjerët”, tha Arapi në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos