OVL UÇK falenderon James Rubin për gatishmërinë për dëshmi në Hagë

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 07:14 | Aktualitet

OVL UÇK falenderon James Rubin për gatishmërinë për

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për ish-zyrtarin e lartë amerikan,James Rubin, për praninë dhe gatishmërinë e tij që të dëshmojë në Dhomat e Specializuara në Hagë.

"Dëshmia e tij e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën, është një dëshmi tjetër e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, në veçanti gjatë luftës sonë çlirimtare dhe në mbrojtje të vlerave të UÇK-së", thuhet në postimin e OVL-UÇK në Facebook.

OVL UÇK i shprehu falenderim të sinqertë James Rubin në emër të veteranëve të UÇK-së për përkrahjen e pakursyer të popullit dhe shtetit amerikan ndaj Kosovës.

Kujtojmë se sot James Rubin ishte dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë ku hodhi poshtë akuzat e Dhomave të Specializuara duke thënë se nuk ka asnjë provë, asnjë informacion që lidhte pretendime për ekzekutime dhe për vrasje. Kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos