Protesta masive në Hagë, mbështetësit e Hashim Thaçit kthehen me entuziazëm dhe këngë

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 08:44 | Aktualitet

Protesta masive në Hagë, mbështetësit e Hashim Thaçit

Me entuziazëm, flamuj kuqezi dhe këngë patriotike, mbështetësit e Hashim Thaçit janë rikthyer sot nga Haga përmes Portit të Durrësit.

Pas ditëve të kaluara në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, ata u kthyen mes emocioneve dhe thirrjeve për drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj, shkruan A2.

“Kishim dy javë që e organizonim protestën dhe jemi shumë të kënaqur nga rezultati i saj. Kemi qenë mbi 11 mijë protestues. Këto janë shifrat e policisë lokale. Ishim përgatitur për 2-3 mijë njerëz, jo më shumë”, deklaroi Gazmend Syla, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL), në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos