"Thaçi pas xhamit i buzëqeshur", gazetarja tregon detaje nga gjyqi në Hagë: Pse u emocionua me amerikanin

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 21:31 | Aktualitet

Nga Haga ku prej dy ditësh po dëshmon ish- Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James Rubin, gazetarja Denada Jushi ka sjellë detaje nga procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Në një lidhje me Skype me Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ajo tha se gjatë dëshmisë së James Rubin, ish-presidenti Hashim Thaçi është parë i buzëqeshur. Ajo theksoi se pas xhamit asnjë prej të akuzuarve në Hagë nuk duket shfaq rënie emocionale.

“Mundësia për të komunikuar me ta është e pamundur, por vetëm përballë një xhami na kanë përshëndetur. Të gjitha ato që ndodhin nga shtypi dhe protesta mblidhen nga ekipi mbrojtës. Por nuk e di cili është emocioni i tyre, por është emocion t’i shihje. Asnjë prej tyre nuk prezanton rënie emocionale dhe pse kanë kaluar 5 vite të gjithë na kanë përshëndetur. Thaçi është parë disa herë i buzëqeshur sa herë që James Rubin ka treguar momente të rëndësishme si telefonata me Bill Clinton apo me Madeleine Albright. Janë njerëzit më të rëndësishëm të globit në momentin që është shkruar kapitulli i Kosovës”, tha ajo në A2 CNN.

Gazetarja solli në vëmendje edhe dëshminë e ish-Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin, i cili do të vijojë edhe nesër në ditën e tretë dëshminë e tij. Sipas saj pas tij të tjerë dëshmitarë do të vijojnë deri në 14 nëntor.

“Edhe dita e dytë është mbyllur sot pas orës 17:00 por nuk ka përfunduar dëshmia e James Rubin Mbyllja e seancës ka qenë me batutë që nuk e kishte parashikuar të ishte kaq e gjatë, dhe i duhet të gjejë hotel për të qëndruar. Por gjykatësi i tha se duhet të jetë edhe nesër për të përfunduar dëshminë treditore. Ai është dëshmitari i parë i mbrojtjes nga ana e Thaçit dhe do të ketë të tjerë nga nesër deri në 14 nëntor kur do të jetë edhe koha e përfundimit të mbrojtjes dhe dëshmive të tyre. Procesi ka vetëm  dy vite e gjysmë që ka filluar, 125 dëshmitarët në këto dy vite gati e tjetërsuar për këdo që kanë njohur dhe jetuar luftën e Kosovës. Është dashur dëshmia e James Rubin për të kuptuar që po flasim për të njëjtën situatë. I është dashur të shpjegojë në disa detaje që duhet kuptuar lufta e Kosovës në vitet 1998-99. Ai tha se nuk mund të flasim për zinxhir komandues se nuk ka pasur organizim të mirëfilltë në ushtri, por ka patur komandantë lokalë. Ai ka dashur ta etiketojë si drejtues politik të UÇK-së dhe jo ushtarak. Ai deklaroi se ka qenë aty prezent në atë që e konsideroi një çadër dhe dy karrige dhe jo një shtab. Ka patur momente tensioni. Ai ka thënë se si mund të mbahet 5 vjet një ish president. E gjithë kjo situatë është nisur nga Dick Marti. Prej vitit kur këto akuza filluan të shpërfaqen ai e ka kuptuar që janë nga burime jo zyrtare. Mbrojtja e zotit Thaçi e ka vënë prokurorinë në vështirësi që si mundet që deklarata e zotit Rubin të ndikojë në rolin që ia ka patur”.  

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos