I ftohti mbërthen Kosovën, evakuuohen familje në Mitrovicë e Istog. Alarm edhe në Vushtrri

Nga Ideal Gola
8 Janar 2026, 19:23 | Aktualitet

Pas reshjeve të shiut, bora mbuloi Kosovën. Megjithatë, disa zona ende janë të përmbytura dhe i ftohti që përfshiu të gjithë vendin shkaktoi problem me ngricat.

Ministria e Infrastrukturës konfirmoi se janë 19 operatorë që po kujdesen për rrugët rajonale dhe autostradat, ndonëse qytetarët kanë raportuar për vështirësi në qarkullimin e disa rrugëve locale, shkruan A2.

Situata me ujin mbetet e rëndë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, përmbytjet ishin më të rënda në 50 vite. Sipas tyre, niveli i ujit në shumicën prej lumenjve të vendit është në rënie përpos lumenjve Drini Bardhë rrjedha e poshtme, Sitnica, Morava e Binçës dhe Lepenci, të cilët kanë ngritje të lehtë.

Lumi Sitnica që doli nga shtrati solli përmbytje në rajonin e Mitrovicës, ku disa familje janë evakuuar si masë sigurie. përfshirë edhe komunën e Vushtrisë.

Reshje të shumta të shiut sollën përmbytje edhe në fshatin Prilluzhë të komunës së Vushtrisë. Për pasojë, edhe rrruga që lidh këtë fshat me komunën është tashmë e pakalueshme. Temepraturat e ulëta kanë bërë të kenë vështirësi të tjera. 

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në një raport zyrtar ditën e enjte tha se situata me vërshimet në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës.

Në Prishtinë dhe rrethinë janë evidentuar vërshime të lokalizuara në nënkalime dhe bllokime të disa rrugëve dytësore. Dy intervenime janë raportuar në Istog, përfshirë evakuimin e një familjeje. Ndërsa në Gjakovë dhe Gjilan situata paraqitet e qetë dhe nën kontroll.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos