Kurti apel qytetarëve: Sonte nata më kritike për qarkullimin rrugor, makinat të pajisen me zinxhirë

Nga A2 CNN
7 Janar 2026, 22:41 | Aktualitet

Kurti apel qytetarëve: Sonte nata më kritike për qarkullimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lajmëruar qytetarët se nata e sotme është tejet kritike përsa i përket qarkullimit në rrugët e vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se kontrasti i madh i temperaturave, me parashikime që ato të zbresin deri në –9°C, paraqet rrezik të shtuar, pasi sipas tij, rrugët e lagura nga shiu pritet të ngrijnë, shkruan A2 CNN.

Kurti gjithashtu ka bërë thirrje për shmangien e qarkullimit të panevojshëm, duke shtuar se pë rata që do të lëvizin me automjete, është i domosdoshëm zbatimi i ligjit për sezonin dimëror, përkatësisht pajisja e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë.

Postimi i Kurtit:

Të dashur qytetarë,

Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës. Kontrasti i madh i temperaturave, me parashikime që ato të zbresin deri në –9°C, paraqet rrezik të shtuar, pasi rrugët e lagura nga shiu pritet të ngrijnë.

Të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë vazhdimisht në terren për të lehtësuar qarkullimin. Është i domosdoshëm zbatimi i ligjit për sezonin dimëror, përkatësisht pajisja e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë.

U bëjmë thirrje të gjithëve që sonte të mos lëvizin nëse nuk e kanë të domosdoshme. E nëse megjithatë duhet të qarkullojnë gjatë natës së sontme, atëherë patjetër të bëjnë vozitje të kujdesshme duke ju përshtatur kushteve atmosferike.

Ne po bëjmë maksimumin për t’ju dalë në ndihmë andaj edhe ju lutemi të kontribuoni në rritjen e sigurisë duke shmangur lëvizjet e panevojshme.

I juaji,

Albin Kurti (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos