
Edhe në orët e mbrëmjes zjarrfikësit e Gjakovës po vijojnë të evakuojnë familje të ngujuara pas përmbytjeve. Situatë më e rëndë paraqitet në disa lagje, si “Dardania”, “Brekoci” dhe “Fshati i Gjelbërt”, ku edhe janë kryer evakuime të familjeve të prekura.
Për familjet që kanë nevojë për strehim, komuna po kujdeset duke i akomoduar përkohësisht në banesat sociale.

Ndihmë po japin edhe qytetarët. Si pasojë e reshjeve të shumta, lumenjtë në territorin e komunës së Gjakovës kanë shkaktuar vërshime në disa zona të caktuara. Për menaxhimin e situatës tashmë është formuar Shtabi Lokal për Menaxhimin e Krizave, me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve përkatëse. (A2 Televizion)