
Situatë alarmante në Kosovë, ku zona të tëra janë zhytur në ujë pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin. Sipas Institutit Hidrometeorologjik me e prekur është pjese perëndimore, ndërsa në qytete si Gjakova, Juniku, Deçani, Malisheva, Rahoveci dhe Klina lumenjtë kanë dalë nga shtrati.
Pamje të xhiruara me dronë, tregojnë rrugë, shtëpi, ura e makina të përmbytura ndërsa raportohet paralizim I qarkullimit.
Përmbytje në disa rrugë kanë bërë që edhe Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike të ndërpresë elektricitetin në Drenas, Malishevë dhe Rahovec. “Shteti nuk duhet të “flejë”, por të reagojë menjëherë pas vërshimeve,” ishte thirrja e ekspertit të çështjeve të emergjencave civile Tahir Ahmeti. Në Prishtinë, komuna ka apeluar për kujdes, duke paralajmëruar për probleme në qarkullimin rrugor, me kanalizime dhe rrëshqitje dheu. (A2 Televizion)