"Ibër-Lepencin e bëri Kurti", Gjuriç: Ofensiva e Prishtinës për njohjen e pavarësisë, tmerruese

Nga Xhevahir Qardaku
23 Prill 2025, 20:15 | Aktualitet

Serbia i është rikthyer edhe një herë sulmeve terroriste të Ibër-Lepencit. Këtë herë Beogradi ka fajësuar Prishtë në zyrtare për shkaktimin e këtij incidenti. Edhe pse pa dhënë asnjë provë konkrete, ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriç tha se shërbimet e sigurisë kanë prova të qarta në lidhje me sabotimin në kanalin Ibër-Lepenac, gjë që tregon se policia e Kosovës ishte e përfshirë në këtë incident.

“Tani pres një reagim nga aktorët ndërkombëtarë të cilët duhet ta përkthejnë këtë në pasoja juridike. Jam tmerruar nga arrestimet e reja të serbëve në Kosovë ditën e Pashkëve. Sot shohim thirrje për heqjen e masave ndaj Prishtinës, shohim mbështetje për regjimin e Kurtit, ndërsa shumica në Evropë ende e dënojnë Kurtin”, tha Marko Gjuriç, Ministri i Jashtëm i Serbisë, shkruan A2 CNN.

Zyrtari i lartë serb ka përmendur edhe fushatën intensive diplomatike të Kosovës për njohjet. Sipas Gjuriç një veprimtari e tillë e dendur duket shqetësuese.

"Në Prishtinë ka një garë mes qeverisë dhe opozitës se kush do të sjellë më shumë njohje. Edhe atje kemi suksese, 28 shtete e kanë tërhequr njohjen, dhe vetëm tre ishin të reja, por këto dy të rejat tregojnë se Prishtina është duke punuar intensivisht në këtë dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë të pamundur këtë proces”, u shpreh Gjuric.

Gjuriç komentoi gjithashtu edhe marrëdhëniet me Rusinë dhe prezencën e autoriteteve të larta në paradën e 9 Majit në sheshin e kuq në Moskë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos