Inteligjenca e Kosovës jep alarmin: Grupi terrorist i Radoiçiç po stërvitet në 3 baza të shtetit serb

Nga Xhevahir Qardaku
17 Korrik 2024, 20:17 | Aktualitet

Inteligjenca e Kosovës konfirmon alarmin e dhënë nga disa politikanë për përpjekjet e Serbisë për të tensionuar situatën. Kryetarja e Komisionit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, pas takimit prej mbi 2 orësh me shefin e AKI-së, Petrit Ajeti, nënvizoi se ka ende rrezik real për sulme nga grupi terrorist i drejtuar nga krimineli Milan Radoiçiç, që stërvitet në periferi të Novi Pazarit, Kopaunikut dhe Kralevës.

Sa i përket frikës për një konflikti mes ushtrisë së Serbisë dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës, zonja Musliu informoi

Serbia vazhdon të mbetet pa u ndëshkuar për sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë. Zyrtarët në Kosovë e konsiderojnë të gabuar këtë qasje të faktorit ndërkombëtar dhe një nxitje për Serbinë që të organizojë sulme të tjera, ndoshta edhe në përmasa më të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos