Komisioni ndërparlamentar: “KE të shqyrtojë aplikimin e Kosovës në BE”

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2024, 20:01 | Aktualitet

Komisioni ndërparlamentar mes BE-së dhe Kosovës i ka bërë thirrje Këshillit të BE-së t’i japë mandat Komisionit Evropian për tw shqyrtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Komisioni, i cili vepron në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mes Kosovës dhe BE-së, gjithashtu u ka kërkuar pesë vendeve anëtare të bllokut që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë “sa më parë” një gjë të tillë.

Mbështesim aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, përsërisim se shtetet e ardhshme anëtare duhet të vlerësohen në bazë të meritave individuale”, thuhet në rekomandimin e përbashkët të komisionit.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor të vitit 2022. Presidenca e Këshillit të BE-së është ndarë mes pesë shteteve anëtare: Çekisë, Suedisë, Spanjës, Belgjikës dhe Hungarisë. E para e ka pranuar aplikimin, por asnjë tjetër nuk e ka shqyrtuar atë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos