Analisti Ben Andoni ka ngritur alarmin për pozicionin diplomatik të Kosovës, duke theksuar se Serbia po e përdor gjithnjë e më shumë Rezolutën 1244 si pjesë të retorikës së saj ndërkombëtare.
Në emisionin Debat me Alba Alishanin në A2 CNN, Andoni deklaroi se tensionet aktuale janë vetëm një pjesë e problemit, ndërsa rreziku më i madh lidhet me cenimin e marrëveshjes së Kumanovës.
“Rezoluta 1244 po futet çdo ditë e më shumë në diskursin diplomatik të Serbisë. Jo për shkak të gjendjes së tanishme, por edhe për shkak të gjendjes së kaluar.
Ajo është vetëm garnitura, sepse esenca është marrëveshja e Kumanovës, e cila ka filluar të preket”, u shpreh Andoni. (A2 Televizion)