Kosova ndalon importin e gjedhëve nga një zonë në Francë

Nga A2 CNN
1 Korrik 2025, 22:27 | Aktualitet

Kosova ndalon importin e gjedhëve nga një zonë në

Duke ju referuar raportit të ADIS dhe WOAH për konfirmim të shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës LSD, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës nxjerrë masën e ndalesës së përkohshme të importit të kafshëve të gjalla të llojit të ‘’Gjedhit’’ dhe nënprodukteve (lëkurave) nga zona e ‘’Auvergne-Rhone Alpes Francë’.

Sipas AUV obligohen autoritetet për kontroll kufitar që të ndërmarrin të gjitha veprimet për zbatim të urdhrit të ndalesës me qellim të ruajtjes se  shëndetit të kafshëve në Kosovë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është në monitorim të vazhdueshëm të situatës mbi lajmërimet e sëmundjeve të kafshëve. Ne kohë realë është duke ndërmarrë masa me qellim parandalimi të përhapjes ne vendin tone”, njofton AUV.

Sipas AUV, në linjë me vendet tjera, Kosova është duke vepruar për parandalim të përhapjes se sëmundjes gungore të lëkurës.

Vendimet dhe masat e vendosura janë në përputhje me obligimet që dalin nga aktet ligjore ne fuqi dhe praktikat ndërkombëtare të kufizimeve tregtare. Sipas AUV, mbi çdo ndryshim të rrjedhës së përhapjes së sëmundjes, veprimet do të jenë në përputhje me protokollet e masave veterinare per parandalim të përhapjes se sëmundjes.

Dje, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte vendosë masën e ndalesës së përkohshme të importit të kafshëve të llojit të gjedhit dhe nënprodukteve (lëkurave) edhe nga Zona e Lombardisë në pjesën veriore të Italisë. Kosovapress. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos