Amerika gjithmonë krah Kosovës, zëvendës-ndihmës sekretari i Mbrojtjes: Jemi këtu për sigurinë

Nga A2 CNN
2 Gusht 2025, 14:12 | Aktualitet

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Enrico Barduani, të shtunën, ka takuar Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

“Takimi ishte një mundësi e veçantë për të ndarë vizione mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe për hapat e mëtejshëm për të mbështetur më së miri një angazhim të ri politik për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, pas takimit, përcjell A2 CNN.

Në anën tjetër Beker, sipas KFOR-it, gjatë takimit ka ritheksuar përkushtimin e palëkundur të SHBA-së ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Baker, të premten, ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.  Zyrtari i lartë amerikan fillimisht, të premten, u takua nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati. Baker, pritet të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin si dhe ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos