
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, duke folur nga Haga për mediat tha se pret lirimin e 4 ish-krerëve të UÇK-së. Konjufca vë në dukje se lufta e Kosovës ishte e domosdoshme, mbrojtëse, dhe kishte si qëllim lirinë dhe ndaljen e gjenocidit.
“Sot është dita finale për këtë proces gjyqësor, ne sot por edhe gjithë populli i Kosovës, këtu po shihet që edhe prej ditës së djeshme kanë ardhur mijëra qytetarë nga gjitha vendet. Sot është i pritshëm, vetëm dhe vetëm një vendim. Për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë ata, ky verdikt është një aktgjykim lirues për katërshen drejtuese të shtabit të UÇK-së. Lufta jonë ishte një luftë e domosdoshme mbrojtëse. E kishte vetëm një qëllim, qëllimin e lirisë për popullin tonë, dhe stopimin e gjenocidit, që ishin duke kryer në atë kohë forcat ushtarake policore dhe paramilitare të Serbisë”, ka thënë Konjufca, raporton "KosovaPress".
Sot pritet të shpallet vendimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. (A2 Televizion)