“Marshi i UÇK-së" me piano, flet muzikanti që protestoi me tinguj para Gjykatës Speciale

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 08:44 | Aktualitet

“Doja të bëja diçka pak më ndryshe. Ndihem shumë mirë, pasi videoja u ka pëlqyer shumë të gjithëve”.

Kështu u shpreh muzikanti Azem Haziri, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN. Të dielën, Haziri performoi në piano “Marshin e UÇK-së” përpara godinës së Gjykatës Speciale në Hagë, duke protestuar në një formë tjetër.

“Më kanë shkruar shumë persona, të cilëve u ka pëlqyer shumë ideja dhe videoja”, shtoi më tej Haziri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos