Ndryshimi i çmimit të energjisë, nga 1 maji shtrenjtohet buka dhe shumë produkte

Nga Tomorr Avdia
28 Prill 2025, 10:52 | Aktualitet

Ndryshimi i çmimit të energjisë, nga 1 maji shtrenjtohet buka

Edhe pse çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet nga 1 maj, disa biznese tashmë kanë ngritur çmimet e produkteve, ndërsa të tjera kanë paralajmëruar shtrenjtim që nga 1 maji.

Një bukë shitet 80 centë në një nga furrat e Prishtinës, ndërsa para dy javësh kushtonte 60 centë.

Kurse, një lokal në kryeqytet bën të ditur se nga fillimi i muajit maj, një kafe do të kushtojë 50 centë më shtrenjtë.

Përditësimi i çmimeve nga bizneset po bënë që qytetarët të ankohen. Ata thonë se krahasuar me të ardhurat e tyre, çmimet po bëhen të pa përballueshme.

Në anën tjetër, shoqata e bizneseve thotë se kjo qasje rrjedh nga pasojat e shtrenjtimit të energjisë elektrike, që i detyron ato të rrisin çmimet.

Përveç në furra e lokale, qytetarët thonë se ngritje të çmimeve kanë vërejtur edhe nëpër markete.

Krahasuar me standardin e jetesës në Kosovë, çmimet janë të larta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos