"Nuk kam ambicie politike", Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat e speciales

Nga A2 CNN
25 Prill 2025, 20:22 | Aktualitet

Hashim Thaçi u deklarua i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë para Dhomës së Specializuar të Kosovës në Hagë.

Reagimin e tij ish-Kryeministri i Kosovës e dha nëpërmjet avokatët të tij mbrojtës. Thaçi akuzohet për herë të dytë nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Ai akuzohet se ka ushtruar ndikim tek dëshmitarët, ndërsa ndodhet në një proces të tejzgjatur gjyqësor për krime të pretenduara të luftës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos