Vizita në Prishtinë, Sorensen pas takimit me Bislimin: Do të shkoj edhe në Beograd

Nga Ideal Gola
24 Prill 2025, 13:09 | Aktualitet

Vizita në Prishtinë, Sorensen pas takimit me Bislimin: Do të

Emisari i Bashkimi Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen ka zhvilluar takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Pas takimit, ai e cilësoi vizitën si normale në kuadër të angazhimeve të tij.

“Jam ne Prishtinë me stafin në kuadër të angazhimeve si emisar i dialogut, bashkë me stafin tim. Pas Prishtinës do të shkoj në Beograd. Është një vizitë normale, jam i lumtur që jam këtu. Do të vazhdoj në Beograd dhe pastaj në Bruksel. Jemi duke punuar, kaq”, tha Sorensen.

Paraprakisht, Sorensen është takuar edhe me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani për të cilën është biseduar për situatën e sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos