"Po dështon në Ukrainë dhe Iran", eksperti amerikan: Trump do t’i kthehet Kosovës dhe Serbisë

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 20:06 | Aktualitet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump shumë shpejt do ta “kthejë kokën” nga Kosova dhe Serbia.

Kështu mendon Charles Kupchan, studiues nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, i cili në një intervistë për Radio Europa e Lirë, thotë se më dështimet e mundshme të Trump në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, Ballkani do të jetë shpëtimi i tij për tu etiketuar si një “negociator i shkëlqyer”.

Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, thotë po ashtu se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, “mund ta ketë tepruar me përdorimin e kartës nacionaliste”.

Ai i sugjeron një qasje më pragmatike, që, siç thotë, do ta ndihmonte Kosovën t’i avanconte interesat e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos