Protestat në veri, KFOR: Nuk do të ngurrojmë të marrim masa

Nga Erjon Dervishi
7 Gusht 2024, 16:01 | Aktualitet

Duke marrë shkas nga protesta e serbëve të Kosovës një reagim ka ardhur edhe nga Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR.

KFOR ka paralajmëruar se është i gatshëm të ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për të luftuar zhvillimet të cilat mund ta cenojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal, pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Në një komunikatë për media, KFOR-i tha se trupat e saj patrulluan gjatë një proteste të mërkurën paradite në afërsi të urës mbi lumin Ibër në pjesën e Mitrovicës së Veriut.

“Trupat e KFOR-it ishin në vendin e ngjarjes dhe kryen patrullime në zonat përreth, për të garantuar një mjedis të sigurt. Demonstrata përfundoi pa ndonjë shqetësim për sigurinë”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos