
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë shkaktuar vërshime dhe vështirësi në qarkullim në disa segmente rrugore të vendit.
Sipas tij, në rrugën Prishtinë–Ferizaj qarkullimi është bllokuar për shkak të grumbullimit të ujit nga kyçjet ilegale në kanalet atmosferike, ndërsa ekipet janë në terren dhe rruga pritet të hapet brenda ditës.
Probleme janë raportuar edhe në nënkalimin në Mazgit, në autostradën “Ibrahim Rugova” për shkak të rrëshqitjes së dheut, si dhe në Sllatinë, në rrugën Fushë Kosovë–Gjurgjicë, ku po punohet në sanim emergjent.
Ndërkohë, në rrugën Zhur–Dragash është shënuar lëvizje e trupit të rrugës dhe qarkullimi po zhvillohet në një shirit.
Durmishi u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes dhe mirëkuptim deri në normalizimin e plotë të situatës. (A2 Televizion)