Rubin nis dëshminë në mbrojtje të Thaçit: Shmangëm masakrën në Kosovë

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 11:31 | Aktualitet

Rubin nis dëshminë në mbrojtje të Thaçit:

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, nisi dëshminë para Dhomave të Specializuara në Hagë, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në deklaratën e lexuar në fillim të dëshmisë nga avokati i Thaçit, Rubin tha se gjatë negociatave për paqen në Kosovë në vitin 1999, kishte ndërveprime të drejtpërdrejta me Thaçin dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së.

Ai vuri në dukje se Thaçi kishte kufizime në autoritetin e tij, duke mos pasur mundësi të nënshkruante marrëveshjet pa miratimin e krahut ushtarak, dhe nuk merrte pjesë në bisedimet teknike.

“Ne e bindëm delegacionin shqiptar të Kosovës që pavarësinë do ta kishin, por fillimisht shpëtojeni popullin. Kur shumica vendosi të përqafonte mbështetjen e NATO-s dhe Perëndimit, grupet ekstremiste humbën ndikimin e tyre”, tha mes të tjerash Rubin.

Dëshmia e James Rubin në Hagë pritet të zgjasë 2-3 ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos