Vjosa Osmani në Tiranë, por nuk merr pjesë në tubimin pro UÇK

Nga Ideal Gola
17 Tetor 2025, 12:41 | Aktualitet

Vjosa Osmani në Tiranë, por nuk merr pjesë në tubimin pro

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do të marr pjesë në protestën e organizuar në Tiranë.

Burime të A2 CNN pranë Presidencës konfirmojnë udhëtimin e Osmanit drejt Shqipërisë, por për arsye personale që nuk lidhen me organizimin e protestës.

Në Tiranë sot do të mbahet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, ndërkohë disa media e kanë lidhur vizitën e Osmanit me protestën.

Para dy ditësh Osmani ka deklaruar se e mbështet protestën në Tiranë, në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos