Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Nga Xhevahir Qardaku
18 Shtator 2025, 15:32 | Aktualitet

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll

Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, ka përfunduar dëshminë e tij në mbrojtje të Hashim Thaçit në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai tha se Thaçi kishte mbledhur nënshkrimet e komandantëve të zonës dhe se masakra e Reçakut ishte një cenim i rëndë i të drejtës ndërkombëtare humane.

“Ai ishte larguar nga Kosova dhe po përpiqem të zgjedh fjalët me kujdes kur përshkruaj, nuk ishte fshatar, nuk ishte nga zonat e thella rurale apo malore, kishte studiuar në Zvicër, dinte se si të sillej me bashkësinë ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Williams pranoi se nuk njihte Adem Jasharin dhe shtoi se kishte dëgjuar për hezitimin e Bujar Bukoshit për të financuar UÇK-në. Ai mohoi të kishte njohuri për shpërdorim të fondeve të diasporës nga qeveria e Bukoshit.

“Hashim Thaçi dhe të gjithë anëtarët e delegacionit shqiptar të Kosovës dhe ekspertët e tyre kosovar-shqiptar kërkonin pavarësi, pavarësia ishte e domosdoshme. Kam kaluar shumë kohë duke ju shpjeguar atyre mënyrën, rrugën se si mund të arrinin pavarësinë në qoftë se fjala pavarësi nuk gjendej në marrëveshjen e Rambujesë. Kjo më ka kërkuar shumë energji, shumë biseda, shumë mendime, reflektime por ju kam thënë që në qoftë se vini dhe thoni unë jam nga Kosova, pavarësia është fjalia e radhës që dilte na goja e tyre. Hashim Thaçi ishte në këtë situatë pra ku si gjithë të tjerët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos