Presidentja Vjosa Osmani ka organizuar një ecje simbolike me moton “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë” në bashkëpunim me organizatën “Jeta Vita”, për të tretin vit radhazi.
Ngjyra rozë mbizotëronte te dhjetëra qytetarë që iu bashkuan kësaj ecjeje që u nis nga sheshi “Ibrahim Rugova” e vazhdoi gjer te sheshi “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.
Në marshim i pranishëm ishte dhe kryeministri Albin Kurti. Në mesazhin e saj, presidentja Osmani u bëri apel grave dhe vajzave në Kosovë që të kryejnë kontrollet e nevojshme. (A2 Televizion)