Zjarret në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR

Nga A2 CNN
10 Gusht 2025, 09:14 | Aktualitet

Zjarret në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara deri më tash edhe 15 vatra vazhdojnë të jetë aktive me zjarre në gjithë vendin nga gjithsej 40 sa ishin gjatë ditës, njëzet e pesë prej të cilave janë lokalizuar.

Situata më e rënduar është regjistruar në Dumnicë të Podujevës, ku është kërkuar asistencë nga njësi të tjera. Në këtë operacion janë angazhuar njësitë e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës, ndërkohë që është bërë edhe kërkesë për ndërhyrje ajrore nga KFOR-i për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192. Kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos