“Nëse asociacioni i komunave me shumicë serbe do të ishte një asociacion që nuk do ta kërcënonte sistemin tonë juruidik, dhe arkitekturën tonë shtetërore, nuk do të ishte temë kryesore e dialogut me Serbinë.”
Ka qenë kjo përgjigja e dhënë nga ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i pyetur se cili është rreziku real që mund të vijë nga vetëmenaxhimi, pa një version shpjegues ekzakt.
I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, ku sonte diskutohet për draftin për Asosacionin të firmosur nga kryeministri Kurti në Bruksel, ish-ambasadori theksoi se çdo qytetar duhet ta kuptojë se cila është relevanca e Asosacionit.
Mendoj që një Asosacion i tillë mund të përmbysë sistemin tone kushtetues. Ambiciet e Serbisë në këtë pjesë të Kosovës janë territoriale. Ata nuk interesohen për qytetarët atje.Për ato katër komuna, por sesi ky Asosacion të jetë një zgjatje e shtetit serb brenda përbrenda shtetit të Kosovës.
Hoxhaj theksoi se Kurti duhet të ketë kujdes me ato që ka pranuar deri më tani, “dhe kujt i ka thënë po, pa ndodnjë proces negocimi.”
Sipas tij, “po-ja” për drafrin, ishte një mënyrë për t’iu shmangur përgjegjësive politike.
Ndërkohë që duhej të kishte luftuar për paragrafë, terma, fjali.Për t’u ikur përgjegjësive politike si një populist i shkathët. Për t’u thënë qytetarëve: këtë na e sollën ndërkombëtarët, nuk është produkt i imi. (A2 Televizion)