Zoti Kurti shkon në Bruksel që të mos ketë marrëveshje”. Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, u shpreh kështu në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN.
Sipas tij, kryeministri i Kosovës “është ai që ka besimin e qytetarëve të Kosovës meqë është bërë kryeministër, por është ai që nuk i beson vetes në dialog. Dhe meqë nuk i beson vetes në dialog, prandaj kemi degraduar në politikën e jashtme dhe me raportet me partnerët ndërkombëtarë”.
“Prandaj nuk ka qenë e lehtë që të ulemi në tavolinë me Serbinë. Por, është në interes të Kosovës të ketë marrëveshje me Serbinë për t’u anëtarësuar në OKB”, shtoi Hoxhaj.
Hoxhaj theksoi se “një qeveri e përgjegjshme, në një kohë kur ka situata të rënda ndërkombëtare, duhet të ndjekë një politikë me hapa të vegjël, duke kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë se si të zbatohet aneksi i Ohrit”. (A2 Televizion)