Sulmi terrorist në Kosovë, deputeti i Kurtit ngre alarmin: Priten sulme të tjera, u rrezikua të cënohej jeta e qytetarëve

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2024, 20:09 | Kosova

Qëllimi kryesor i sulmit në kanalin e ujit në Zubin Potok ishte që të ndikonte drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarët të Kosovës. Kështu është shprehur Arbër Rexhaj ,deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë, në një lidhje direkte me “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.

Sipas tij, me gjasa, synimi ishte që të dëmtoheshin turbinat të cilat do të sillnin më pas, probleme të furnizimit me energji dhe me ujë të pijshëm në Kosovë.

Rexhaj foli po ashtu për mundësinë e sulmeve të tjera.

“Kemi zënë në vazhdimësi arsenale të tilla armësh. Në vazhdimësi, institucionet tona të sigurisë i kanë ekspozuar ato...Duke u bërë me dije që nuk është sulmi i vetëm terrorist në Banjskë por dhe se priten edhe sulme të tjera,” deklaroi ai.

Po a dështuan institucionet e Kosovës që ta parandalonin një sulm të tillë? Deputeti i LVV-së argumenton se ndryshe nga institucionet, infrastruktura kritike nuk mund të sigurohet me mbikqyrje të plotë.

Sipas tij, në veri të Kosovës ka përmirësim të dukshëm si të jetës së qytetarëve po ashtu edhe të kushteve të sigurisë.

“Nuk mendoj se ka ceduar diçka me institucionet e sigurisë. Derisa më parë qyettarët rrezikohesisn edhe fizikisht, duke ec në atë pjesë të Kosovës, tashmë mund të ecin lirshëm.”

I pyetur se cili është mendimi i tij për zërat që thonë se qeveria Kurti duhej të dëgjonte më shumë këshillat e ndërkombëtarëve sa i përket mënyrës sesi duhej t’i qasej veriut.

Rexhaj tha se koha e tregoi që qasja e kryeministrit Kurti ka qenë e duhura, “si me rastin e Banjskës por edhe si në raste të tjera kur janë sekuesuestruar armatime në Republikën e Kosovës.”

"Qasja e tyre ishte të largoheshin kryetarët nga komunat dhe të mos qeverisnin në aspektin lokal nga aty, por të shkonin diku tjetër. Kjo ishte për t’i bërë qejfin Serbisë dhe mundoheshin që të na shtynin të udhëhiqnim në formën tipikë të strukturave paralele, ndonëse ne dy organizata të tyre i shpallëm terroriste ne qeveri dhe ua pamundësuam edhe organizimin e dhe qasjen në territorin e Kosovës." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos