4 vrasje në 3 ditë në Kosovë, një i vdekur dhe një i plagosur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë

Nga Ideal Gola
26 Mars 2025, 08:54 | Kronikë

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së martës në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

Policia fillimisht konfirmoi për dy të plagosur, por njëri prej tyre ndërroi jetë në spital, konfirmoi Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

A2 CNN mëson se i plagosuri i tjetër që ka tri plagë raportohet jashtë rrezikut për jetë. Policia po heton ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim një te dyshuar për rastin. Kjo është vrasja e katërt në tri ditë në Kosovë.

Më 23 mars, në Vushtrri vdiq një 19-vjeçar ku personi i dyshuar është një bashkëmoshatar i tij i cili është në paraburgim dhe e ka pranuar fajësinë.

Një ditë më pas, në Vushtrri ndodhi një vrasje e dyfishtë ku një burrë dyshohet se vrau një grua dhe më pas i dha fund edhe jetës së vet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos