Nëna e tij u ekzekutua nga pronari i furrës së bukës, djali i viktimës prek me postimin! Ja shkaku i dyshuar

Nga A2 CNN
25 Mars 2025, 17:05 | Kronikë

Nëna e tij u ekzekutua nga pronari i furrës së bukës, djali

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ndodhi në Vushtrri të Kosovës, ku pronari i një furre buke vrau me armë punonjësen e tij, 42-vjeçaren Nexhmie Musliu Haradini dhe më pas qëlloi veten.

Sipas familjarëve të punonjëses, shkak mund të jetë bërë xhelozia, pasi kjo e fundit kishte zgjedhur të punonte diku tjetër, shkruan A2 CNN.

Djali i të ndjerës, Alaudin Haradini, përmes një fotoje ku shihet në krahët e nënës së tij kur ka qenë foshnjë, ka bërë një dedikim prekës.

“InshaAllah n’Xhennet Nana jem”, ka shkruar ai në Facebook. Autori i vrasjes së saj, që ishte edhe pronari i furrës, ishte shtetasi Arsim Morina.

Nëna e tij u ekzekutua nga pronari i furrës së bukës, djali (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos