Armë dhe municione në veri, Sveçla: U gjetën në pronën e autorit të dyshuar të vrasjes së Afrim Bunjakut

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 15:18 | Kronikë

Armë dhe municione në veri, Sveçla: U gjetën në

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka dhënë detaje në lidhje me arsenalin ushtarak të armëve të zbuluar në Mitrovicën e Veriut. Në një postim në rrjetet sociale të shoqëruar edhe me video, ministri Sveçla informon se armët dhe municionet janë gjetur në pronën e Nemanja Radivojević të njohur si “Gandi”, shkruan A2 CNN.

Sipas ministrit ai është autori i dyshuar i shpërthimit të bombës që mori jetën e Heroit të Kombit, Afrim Bunjaku, më 24 shtator 2023 në Banjskë.

“Sot, në pronën e Nemanja Radivojević – i njohur si “Gandi”, janë gjetur municion, pajisje ushtarake, policore dhe veshje kamuflazhi. Ky person është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që mori jetën e Heroit të Kombit, Rreshterit policor Afrim Bunjaku, më 24 shtator 2023 në Banjskë”.

Minsitri thekson se për aq kohë sa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës.

“Pajisjet e gjetura sot janë dëshmi të qarta se ky grup kriminal, i dirigjuar nga Serbia, ka bërë përgatitje të gjata dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga përpjekjet për të cenuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës. Por shteti ynë, institucionet tona të sigurisë, janë më të shtrira e më të forta se kurrë në këtë pjesë të vendit dhe nuk do të tolerojnë as edhe një grimcë të këtyre elementeve kriminale e terroriste të cenojnë Kosovën”, shkruan Sveçla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos