Sherr në zyrat e komunës së Leposaviqit, arrestohet për disa orë zv.kryetarja

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 09:16 | Kronikë

Sherr në zyrat e komunës së Leposaviqit, arrestohet për disa

Një incident i rëndë është regjistruar paraditen e së mërkurës në zyrat e komunës së Leposaviqit në Kosovë.

Sipas të dhënave në sherr janë përfshirë, zëvendëskryetarja e Komunës dhe një grua, e cila kishte kërkuar vendimin mbi largimin nga puna.

Policia e Kosovës bën me dije se zëvendëskryetarja u arrestua e më pas u lirua në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendës kryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos